Klitschko për CNN: “Për momentin, jam shumë krenar që jam ukrainas”

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha për CNN se ndërsa ai ka udhëtuar globin duke përfaqësuar vendin e tij si boksier, tani ai është më “shumë krenar që është ukrainas”.

Ai ka deklaruar se Ukraina i ka qëndruar përballë njërës prej ushtrive më të forta në botë.

“Kemi qëndruar përballë një prej ushtrive më të forta në botë. Vullneti për të qenë i pavarur është prioriteti kryesor për ne. Dhe ne po mbrojmë familjet tona, qytetin tonë, vendin tonë dhe të ardhmen tonë.”

Klitschko gjithashtu bëri thirrje që vendet të mbështesin Ukrainën, sepse do të jetë “e vështirë të mbijetosh” pa të.

Klitschko tha se infrastruktura — energjia elektrike, ngrohja dhe uji — janë në funksionim në Kiev.

Ai po ashtu deklaroi se autoritetet janë në komunikim të drejtpërdrejtë me Kryqin e Kuq dhe organizata të tjera humanitare, të cilët kanë dërguar ushqim dhe mbështetje që është rrugës për në kryeqytetin ukrainas.

Ajo që me të vërtetë i nevojitet Kievit, tha Klitschko, janë “sanksione më të forta kundër Rusisë”./Shqip.com