Johnson: Veprimet e Rusisë në Bucha mund të jenë gjenocid

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, të hënën sugjeroi se mizoritë e Rusisë në qytetin ukrainas të Bucha dhe gjetkë janë gati të ngjajnë me “gjenocid”.

Johnson u zotua se do të rrisë sanksionet ndaj Rusisë.

“Kam frikë se kur shikon se çfarë po ndodh në Bucha, zbulimet që ne po shohim nga ajo që ka bërë Presidenti rus Vladimir Putin në Ukrainë, të cilën ju e dini, nuk më duken shumë larg gjenocidit. nuk është çudi që njerëzit po reagojnë ashtu siç po përgjigjen”, u tha Johnson gazetarëve, shkruan CNN.

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar vazhdimisht forcat ruse për kryerjen e gjenocidit në vendin e tij, liderë të tjerë janë ndalur.

Pretendimi ka një peshë komplekse ligjore dhe hetimet janë duke u zhvilluar për krimet e luftës që supozohet se janë kryer nga forcat ruse.

Dëshmitë e vdekjeve të civilëve në Bucha nga duart e forcave ruse kanë ngjallur megjithatë dënime globale dhe kanë shkaktuar reagime të reja nga Perëndimi.

Johnson tha se Britania do të vendos më shumë sanksione dhe më shumë dënime ndaj regjimit të Vladimir Putinit./Shqip.com