Ish gazetari i Washington Post: Historia e Kosovës po përsëritët në Ukrainë

Ish gazetari i Washington Post, R Jeffrey Smith, ka thënë se historia e cila ka ndodhur në Kosovë para 23 viteve po përsëritet edhe në Ukrainë.

Ai ka postuar një Tweet, ku ka treguar për përvojën e tij gjatë raportimit në Kosovës dhe e ka krahasuar atë me luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

“U trondita plotësisht nga ajo që pashë në Kosovë, kufomat e futura në puse vetëm disa metra larg. E kisha të vështirë të imagjinoja që njerëzit mund të kishin kaq pak respekt për të tjerët. 23 vjet më parë, unë isha në Kosovë ditën kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova, duke raportuar për WP. Ndër gjërat më të pakuptueshme që u panë atë ditë: Kufomat e hedhura nga serbët në puse. Historia po përsëritet tani në Ukrainë, me trupa të gjetur në puset ku u tërhoqën rusët”, ka shkruar ai.

Smith po ashtu ka përmendur edhe përdhunimet nga forcat serbe gjatë largimit të tyre nga Kosova.

“Mjerisht, në Kosovë ajo shkoi dorë për dore me një mjet tjetër të degradimit të qëllimshëm: përdhunimin masiv. Dhe kjo gjithashtu është shfaqur tani në Ukrainë. E bën të qartë se kjo nuk është vetëm një luftë për tokë, apo burime. Është më personale për ushtarët e përfshirë”.

23 years ago, I was in Kosovo the day Serb forces withdrew from Kosovo, reporting for the WP. Among the most incomprehensible things seen that day: Bodies dumped by Serbs into wells. History is now repeating itself in Ukraine, w/bodies found in wells where Russians withdrew. (1)

— R Jeffrey Smith (@rjsmithnatsec) April 21, 2022

Të enjten po zhvillohet dita 57-të e luftës në Ukrainë, me luftimet që janë intensifikuar në pjesën lindore të Ukrainës./Shqip.com