Haradinaj: Apeloj te BE dhe SHBA të ndërhyjnë në veri

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendosjes së barrikadave në pjesën veriore të Kosovës nga serbët.

Ai ka shkruar në rrjetin Facebook se duhet të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat për pengesat që po shfaqen në veri.

Lexo edhe:
Shfaqen barrikada në Rudarë të Zveçanit

“Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri.

Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri”, ka shkruar i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lexo edhe:
Policia njofton se është mbyllur përkohësisht kufiri në Jarinje

Sipas tij, paqja është e paalternativë dhe se Kosova e Serbia duhet të ulen për arritjen e marrëveshjes së paqes me njohje të ndërsjellë.