Gërvalla: Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun me Serbinë

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun me Serbinë por që njohja reciproke duhet të jetë në qendër.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Twitter.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo mund të arrihet në mënyrë të qëndrueshme vetëm me zgjidhje të drejta dhe të drejta, me njohjen reciproke në qendër. Asnjëherë me qetësimin e ngatërrestarëve dhe kriminelëve, vetëm me shtetin ligjor” ka shkruar Gërvalla.

Kosova dhe Serbia nuk arritën marrëveshje në dialogun e zhvilluar gjatë ditës së sotme në Bruksel.