Garë e ngushtë në Shtime pas numërimit të 74 për qind të vendvotimeve, prinë kryetari aktual nga PDK
Publikuar:
(17.10.2021 21:33:30)
Në komunën e Shtimes pas numërimit të 74.29 për qind të vendvotimeve, Naim Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 46.40 për qind të votave, përcjell Shqip.com.
Sipas përditësimeve të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i dyti është Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje me 44.25 për qind.
Ndërkaq, i treti dhe i fundit deri më tash, është Bedri Zeqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 9.45 për qind.