FIFA hap dritaren e veçantë të transferimeve për lojtarët e huaj në Rusi

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino

FIFA po hap një dritare të veçantë transferimi për lojtarët e huaj të bllokuar në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës, tha të hënën organi qeverisës botëror i futbollit.

“Me qëllim që të lehtësohet largimi i lojtarëve dhe trajnerëve të huaj nga Rusia, në rast se klubet e lidhura me Unionin e Futbollit të Rusisë (FUR) nuk arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë me lojtarët dhe trajnerët e huaj përkatës përpara ose më 10 mars 2022… lojtarët dhe trajnerët e huaj do të kenë të drejtën të pezullojnë në mënyrë të njëanshme kontratat e tyre të punës me klubet e lidhura me FUR deri në fund të sezonit në Rusi (30 qershor 2022)”, thuhet në një deklaratë të FIFA-s.

“Pezullimi i një kontrate…do të thotë që lojtarët dhe trajnerët do të konsiderohen “jashtë kontratës” deri më 30 qershor 2022 dhe për këtë arsye do të jenë të lirë të nënshkruajnë një kontratë me një klub tjetër pa u përballur me pasoja të çfarëdo lloji”.

Rusia është suspenduar nga të gjitha garat e FIFA-s dhe UEFA-s.

Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special” i krijuar jo për të pushtuar territore, por për të shkatërruar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj dhe për të kapur ata që ajo i konsideron si nacionalistë të rrezikshëm.