Dy milionë persona janë larguar nga Ukraina

Numri i refugjatëve që kanë ikur nga lufta në Ukrainë ka kaluar dy milionë, ka thënë OKB për BBC BBC-së.

Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, e ka quajtur largimin nga Ukraina si krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas BBC pjesa më e madhe e qytetarëve ka ikur nga Ukraina në Poloni.

Zëvendësministër i Jashtëm polak, Pawel Jablonski, ka thënë se në bazë të llogaritjeve fillestare kostoja e pritjes së një milion refugjatëve do t’i kushtojë Polonisë 2 miliardë euro.

Derisa, Bashkimi Evropian ka ofruar 500 milionë euro në ndihmë për vendet që ndihmojnë refugjatët ukrainas, shumë kjo që po konsiderohet si e pamjaftueshme./Shqip.com