Dy fëmijë janë vrarë në bombardimet ruse në qytetin lindor të Rubizhne
re persona, dy prej tyre fëmijë, janë vrarë në një sulm gjatë bombardimeve ruse në qytetin lindor të Rubizhne.
Sipas kreut të autoriteteve ushtarake në Luhansk, Serhiy Haidai, ka thënë se forcat ruse kanë intensifikuar bombardimet.
“Tragjedia ndodhi në mbrëmje, kur ushtria ruse intensifikoi granatimet. Një predhë shpërtheu në katin e pestë”, tha Serhiy Haidai, duke shtuar se zjarri shpërtheu në një biznes dhe një institucion arsimor.
Rajoni i Luhanskut është një nga objektivat kryesore të ushtrisë ruse.
Në fundjavë Haidai tha se më shumë se 60 civilë ishin vrarë në rajon që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
Një nga qytetet më të goditura është Severodonetsk dhe kreu i ushtrisë rajonale tha se ishte rënë dakord për një korridor evakuimi si për atë qytet ashtu edhe për Rubizhne, por ai paralajmëroi njerëzit që përpiqeshin të largoheshin për rrezikun e bombardimeve të mëtejshme./Shqip.com