Dita e katërt e luftimeve: Presidenti ukrainas refuzon që të bisedojë me Rusinë në Bjellorusi
Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime të mundshme për luftën në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, tha se një delegacion rus ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me përfaqësuesit ukrainas, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA-Novosti.
Peskov tha se delegacioni përfshinte përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe departamenteve të tjera, përfshirë administratën presidenciale, raportoi RIA.
“Ne do të jemi gati për të filluar këto negociata në Gomel [Homiel],” tha Peskov, sipas RIA, raporton CNN.
Ndërkaq, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka refuzuar ofertën e bisedimeve në Bjellorusi, duke thënë se bisedimet në Minsk do të kishin qenë të mundura nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.
Mirëpo, Zelensky, i ka lënë dyert e hapura për negociata në vende tjera.
“Po të mos kishte pasur veprime agresive nga territori i juaj, ne do të vinim të flisnim në Minsk…qytetet tjera mund të përdoren si vende për bisedime. Sigurisht se ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të mbarojë. Varshava, Bratislava, Budapesti, Stambolli, Baku – i kemi ofruar këto qytete për rusët”, tha Zelensky raporton BBC.
Mirëpo, Zelensky, i ka lënë dyert e hapura për negociata në vende tjera.
“Çdo qytet tjetër do të na përshtatej po ashtu – në një vend, nga territori i të cilës nuk janë hedhur raketa në drejtim nesh. Kjo është mënyra e vetme për të negociuar në mënyrë të ndershme dhe t’i japim vërtetë fund luftës”, ka thënë Zelensky.
Të gjitha lajmet nga dita e tretë e luftimeve mund t’i lexoni në këtë link.