Dita e tretë e luftimeve: Rusia përjashtohet pjesërisht nga sistemi global i pagesave

Gjermania dhe aleatët e tjerë janë duke vazhduar trysninë ndaj Rusisë sepse është vendosur që disa banka ruse të largohen nga sistemi global i pagesave i njohur si SWIFT.

Ky sistem mundëson të realizohen transaksione të parave me 200 vende të botës.

Zëdhënësi i Gjermanisë në Bashkimin Evropian, Sebastian Fischer, ka deklaruar se aleatët janë pajtuar për këto masa.

“Kancelari Olaf Scholz është pajtuar sot që të vazhdojmë me masat ndëshkimore. Bankat ruse do të përjashtohen nga sistemi SWIFT dhe asetet e këtyre bankave do të ngrihen. Gjithashtu pasaportat speciale nuk do të vlejnë”, ka thënë ai.

Ndryshe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar këto masa pasi Rusia vendosi të pushtojë Ukrainën.

Leyen ka deklaruar se Rusisë duhet t’i bëhet e qartë se nuk do mund të financojë ushtrinë e tij për të arritur këtë qëllim. /Shqip.com

Të gjitha ngjarjet nga dita e dytë e luftimeve mund t’i ndiqeni në këtë link.

Përmbledhje

Shmyhal: Ukraina mbyll kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë
Grandi: Mbi 150 mijë refugjat janë larguar nga Ukraina
Abramovich heqë dorë nga Menaxhimi i Chelseait
Azerbajxhani liron Ukrainën nga pagesa për karburantet
Ushtria ukrainase: Armiku ka mbetur pa bukë
Rusia vazhdon përpjekjet për pushtimin e Kievit
Zelensky: Ne e prishëm planin e pushtuesve për ta bllokuar qendrën e shtetit
Kjo është gjendja brenda ndërtesave të Kievit
Klitscho: I bëjë thirrje botës demokratike që të ndihmojë në ndalimin e menjëhershëm të luftës
Turqia do e ndalojë kalimin e anijeve ruse nga Deti e Zi, thotë Zelenskyy
Hungaria nuk do të bllokojë sanksionet kundër Rusisë, duke përfshirë edhe SWIFT
Hakerat rusë i bashkohen sulmit kibernetik ndaj Ukrainës: E bëjmë për argëtim
Kryeministrja e Estonisë: Në qiejt demokratikë nuk ka vend për avionët e shtetit agresor
Kievi vendos shtetrrethim nga ora 17:00
Franca kap një anije mallrash ruse
Rusia kërcënon mediat lokale për mbulimin e luftës në Ukrainë
OKB thotë se më shumë se 120,000 refugjatë ukrainas janë larguar që nga e enjtja
Ministri i Jashtëm i Ukrainës bën thirrje për embargo globale ndaj naftës ruse
Banorja e Kievit strehohet në banjën e saj ndërsa luftimet kanë arritur në rrugët e kryeqytetit
Zelensky: Kievi dhe qytetet kryesore përreth kryeqytetit kontrollohen nga ushtria jonë
Twitter ndalon reklamat në Rusi dhe Ukrainë
Përfaqësuesi special i Qeverisë së Kinës për çështjen e gadishullit Korean
Ministria ruse e mbrojtjes konfirmon sulmin me ​​raketa gjatë natës, por pretendon se nuk synonte banorët
Franca dërgon armë në Ukrainë
Dhjetëra të plagosur në Kiev
Zjarret gjatë natës në autostradën e Kievit – VIDEO
Franca do t’i dërgojë Ukrainës më shumë armë
Ushtarët e Ukrainës

Pas Gjermanisë dhe Holandës, tani edhe Franca e ka konfirmuar se do t’i japë më shumë ndihmë ushtarake Ukrainës.

Sipas BBC, zyra e Presidentit Macron ka thënë se vendi do t’i dërgojë armë dhe karburant mbrojtës.

Ai shton se do të ndërmarrë gjithashtu veprime kundër “mediave ruse dhe influencuesve” që përhapin dezinformata rreth konfliktit.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, tha në Twitter se bashkimi i 27 vendeve anëtare do të “lehtësojë dërgimin e ndihmës ushtarake nga BE në Ukrainë”.

Ai nuk dha detaje të tjera, por ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen nesër për të diskutuar një paketë të re për forcat e armatosura ukrainase.

Të shtunën Gjermania i dhuron Ukrainës 1 mijë armë anti-tank dhe 500 raketa tokë-ajër ‘Stinger’, ndihmë po ashtu ka dërguar edhe Holanda./Shqip.com

Shmyhal: Ukraina mbyll kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë
Denys Shmyhal

Ukraina ka vendosur të mbyll kufijtë e saj me Rusisë dhe Bjellorusisë, njoftoi të shtunën në mbrëmje kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

Sipas CNN, Në deklaratën video të postuar në Telegram, Shmyhal tha se vetëm qytetarët e Ukrainës do të mund të kalojnë nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë.

Ai nuk tregoi se kur do të hynte në fuqi mbyllja e kufirit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse të marshojnë drejt kryeqytetit të Ukrainës për të përmbysur regjimin politik të cilin e konsideron kriminal.

Gjatë ditës së sotme ushtria ukrainase ka thënës se Rusia nuk do të arrijë të pushtojë qytetet kryesore të Ukrainës pasi forcat ruse kanë ngecur në disa territore pasi janë duke u përballur me mungesën e logjistikës.

Derisa, ushtria ruse është ende duke u përpjekur ta pushtoj kryeqytetin e Ukrainës, Kievin./Shqip.com

Grandi: Mbi 150 mijë refugjat janë larguar nga Ukraina

Komisioneri për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi përmes një postimi në Twitter e ka konfirmuar se mbi 150 mijë persona janë larguar nga Ukraina.

Grandi ka thënë se edhe numri i personave që po lëvizin brenda Ukrainës është i madh.

“Më shumë se 150,000 refugjatë ukrainas kanë kaluar tani në vendet fqinje, gjysma e tyre në Poloni dhe një pjesë e madhe në Hungari, Moldavi, Rumani dhe më gjerë. Zhvendosja e qytetarëve brenda Ukrainës po rritet gjithashtu, por situata ushtarake e bën të vështirë vlerësimin e numrave dhe dhënien e ndihmës”, ka shkruar ai.

Refugjatët janë duke u larguar nga shtëpitë e tyre pasi forcat ruse janë duke zhvilluar një operacion pushtimi në Ukrainë. 

Forcat ruse kanë bombarduar edhe infrastrukturën civile.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse të marshojnë drejt kryeqytetit të Ukrainës për të përmbysur regjimin politik, të cilin e konsideron kriminal./Shqip.com

Abramovich heqë dorë nga Menaxhimi i Chelseait
Roman Abramovich, Getty Images

Presidenti i Chelseat, Roman Abramovich, ka hequr dorë nga të drejtat për menaxhimi i klubit londinez.

Përmes një komunikate, të publikuar në faqen zyrtare të klubit anglez Abramovich e ka konfirmuar se heq dorë nga të drejtat administrative në klub.

“Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë për klubin që kam në zemër. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelseat kujdesin e Chelsea FC”, thuhet në komunikatë.

Ky vendim vjen pas sanksioneve të Britanisë për biznesmenët rusë, duke përfshirë edhe presidentin e Bluve, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Abramovich është president i Chelseat për gati 20 vjet, duke e bërë klubin një nga më të mirët në botë./Shqip.com

Azerbajxhani liron Ukrainën nga pagesa për karburantet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, lham Aliyes.

Sipas tij, kompanitë e karburanteve nga Azerbajxhani të cilat operojnë në Ukrainë do të ofrojnë falas karburante për ambulancat dhe për automjetet e tjera të cilat janë në pronësi të sektorit të emergjencave të Ukrainës.  

“Rezultatet e bisedës me presidentin e Azerbajxhanit janë që të gjitha pikat e karburanteve në Ukrainë të cilat menaxhohen nga Azerbajxhani do të ofrojnë falas karburante për ambulancat.  Ne jemi duke pritur edhe një aeroplan me medikamente nga Azerbajxhani”, ka shkruar ai në Twiter.

Ndryshe Azerbajxhani është njëri ndër shtetet e cila eksporton në Evropë sasi të konsiderueshme të karburanteve.

Ai ka falënderuar edhe Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz i cili ka vendosur që t’i dhurojë Ukrainës armatim. “Gjermani sapo ka njoftuar se do t’i dhurojë Ukrainës armë anti-tankë dhe raketa “Stinger”. Koalicioni kundër luftës është në veprim”, ka shkruar ai. /Shqip.com

Ushtria ukrainase: Armiku ka mbetur pa bukë

Ushtria ukrainase është e bindur se Rusia nuk do të arrijë të pushtojë qytetet kryesore të Ukrainës pasi forcat ruse kanë ngecur në disa territore pasi janë duke u përballur me mungesën e logjistikës.

Ata thonë se armiku i tyre nuk po arrin të koordinohet për të vazhduar me planin për pushtimin e territoreve të Ukrainës

Thonë se rusët janë duke braktisur mjetet ushtarake pasi kanë edhe mungesa të mëdha të ushqimeve. 

“Okupatorët rusë janë duke i hedhur pajisjet e tyre masivisht. Ata kanë mbetur pa karburante pa bukë dhe frika e tyre është rritur. Mirëserdhët në ferr. Të fitojmë këtë luftë së bashku”  kanë shkruar ata në faqen e tyre në Twiter.

Ndryshe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka urdhëruar forcat ruse të marshojnë në Ukrainë pasi nuk është duke u pajtuar me regjimin politik të Ukrainës të cilin e konsideron kriminal. /Shqip.com

Rusia vazhdon përpjekjet për pushtimin e Kievit

Edhe një natë në izolim për banorët e Kievit pasi trupat ruse gjenden në afërsi të kryeqytetit dhe raportohet se luftimet janë duke vazhduar.

Liderët ukrainas kanë deklaruar se ata kanë arritur që të zmbrapsin sulmet ruse dhe se do të vazhdojnë të luftojnë duke kërkuar ndihmë më të madhe nga bota raporton AP.

“Lufta e vërtetë për Kievin është në progres. Ne do të fitojmë” ka thënë  Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, në një video mesazh ku ka akuzuar Rusinë se po godet infrastrukturën dhe civilët. 

Qendra e Kievit duke e qetë këtë të shtunë ndonëse dëgjohen të shtëna sporadike. 

Dhe luftimet në afërsi të Kievit sugjerojnë se trupat ruse kanë ndryshuar taktikat e tyre duke u organizuar në njësi më të vogla të cilat kanë për qëllim hapjen e rrugës për forcat kryesore.

Forcat ruse gjenden 30 kilometra larg kryeqytetit të Ukrainës.

Kryetari i Bashkësisë së Kievit, Vitali Klitschko ka vendosur orën policore duke kërkuar nga civilët që të mos dalin në rrugë nga ora 5 deri në orën 8 të mëngjesit.

Ukraina është duke hasur probleme me disa grupe të cilët janë fshehur në Kiev dhe po tentojnë sabotimin e luftës.

Ata janë duke punuar për interesat ruse.

Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar disa prej tyre.

Ndryshe Rusia pretendon se sulmi ndaj Ukrainës ka për qëllim vetëm caqet ushtarak dhe jo shkollat, shtëpitë dhe urat.

Mirëpo këto pretendime nuk janë të vërteta ngase në bazë të dëshmive është goditur edhe infrastruktra e civilëve.

Ministri i Shëndetësisë Ukrainës ka bërë të ditur se të shtunën janë vrarë 198 persona dhe në mesin e të vrarëve janë tre fëmijëve dhe 1 mijë të tjerë janë plagosur. /Shqip.com

Zelensky: Ne e prishëm planin e pushtuesve për ta bllokuar qendrën e shtetit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video në Facebook ku ka thënë se plani i Rusisë është thyer.

Kjo pasi këta të fundit dëshironin të bllokonin qendrën e Ukrainës.

Ai ka thënë së ky vend i ka rezistuar me sukses sulmet e armikut dhe luftimet janë duke vazhduar.

Zelensky ka theksuar se Kievi dhe qytetet kryesore përreth kryeqytetit kontrollohen nga ushtria ukrainase.

“Ne i rezistuam dhe zmbrapsëm me sukses sulmet e armikut. Luftimet vazhdojnë. Në shumë qytete dhe rrethe të shtetit tonë. Por ne e dimë se çfarë po mbrojmë. Vendi, toka, e ardhmja e fëmijëve. Kievi dhe qytetet kryesore përreth kryeqytetit kontrollohen nga ushtria jonë. Pushtuesit donin të bllokonin qendrën e shtetit tonë dhe të vendosnin kukullat e tyre këtu, si në Donetsk. Ne e thyem planin e tyre”, ka shkruar ai.

Kjo është gjendja brenda ndërtesave të Kievit
Banesat pas shkatrrimit në Kiev

Nëpër rrjete sociale janë postuar materiale të ndryshme që tregojnë shkatërrimin e objekteve në kryeqytetin ukrainas nga raketat ruse.

Në rrjetin social Twitter një gazetar ka raportuar me pamje brenda një apartamenti ku shihet se apartamentet janë dëmtuar në shkallë të lartë.

“Kjo banesë është shkatërruar. Nuk është e shkatërruar sa tjerat, që tregon se sa normale ka qenë para sulmit.”

Në videot tjera që ai ka postuar shihet edhe një banesë shumë e dëmtuar e edhe pamje nga jashtë ndërtesës.

Sot kanë vazhduar sulmet ruse në Ukrainë dhe në kryeqytetin e saj Kiev.

Rusia filloi sulmet në Ukrainë të mërkurën e edhe në ditën e tretë ende po vazhdojnë sulmet.

Klitscho: I bëjë thirrje botës demokratike që të ndihmojë në ndalimin e menjëhershëm të luftës
Boksieri ukrainas, Wladimir Klitscho

Boksieri ukrainas, Waldimir Klitscho, i ka bërë thirrje botës demokratike që të ndihmojë në ndalimin e menjëhershëm të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Klitscho përmes një postimi ka kërkuar që të gjithë të përqendrohen për t’i dhënë fund kësaj lufte.

“Miq, shpërndajeni tek të njohurit tuaj anglishtfolës. E gjithë bota – në të gjitha mënyrat e mundshme – duhet të përqendrojë përpjekjet e saj për t’i dhënë fund kësaj lufte”, ka shkruar ai.

Vendet e NATO-s si, Bullgaria, Polonia dhe Republika Ceke, kanë mbylluar hapësirat ajrore për Rusinë.

Dhe rreth kësaj ka reaguar, Rusia duke mbyllur hapësirat e saj ajrore për Bullgarinë, Poloninë dhe Republikën Çeke.

Së fundmi, sipas Zelenskyy edhe Turqia ka ndaluar kalimin e anijeve ruse nga Deti e Zi, thotë Zelenskyy./Shqip.com

Turqia do e ndalojë kalimin e anijeve ruse nga Deti e Zi, thotë Zelenskyy
Turqia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskky, ka thënë që Turqia do i ndalojë anijet luftarake ruse të kalojnë nga Deti e Zi.

“E falënderoj mikun tim Presidentin Erdogan dhe njerëzit e Turqisë për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të luftanijeve ruse nga Deti i Zi dhe mbështetja e fuqishme njerëzore dhe ushtarake për ne është shumë e rëndësishme sot. Njerëzit e Ukrainës kurrë s’do ta harrojnë atë!” ka shkruar ai.

Ndërkohë të premten Turqia kishte thënë që nuk mund ta ndalojë kalimin e luftanijeve ruse shkaku i një marrëveshjeje ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm turk të premten ishte deklaruar se s’mund t’i ndalë anijet luftarake ruse të hyjnë në Detin e Zi përmes ngushticave të tij, siç kishte kërkuar Ukraina, për shkak të një pike të një marrëveshjeje ndërkombëtare që lejon anijet të kthehen në bazën e tyre./Shqip.com

Hungaria nuk do të bllokojë sanksionet kundër Rusisë, duke përfshirë edhe SWIFT
SWIFT

Hungaria nuk do të bllokojë asnjë sanksion kundër Rusisë, përfshirë sistemin global të pagesave SWIFT , tha të shtunën në një deklaratë Ministri i Jashtëm Péter Szijjártó.

Szijjártó iu përgjigj pretendimeve të fundit se Hungaria do të kundërshtonte sanksionet kundër Kremlinit për pushtimin e Ukrainës. 

“Jam i pikëlluar dhe i tronditur kur shoh se disa përfaqësues të politikës ndërkombëtare dhe shtypit ndërkombëtar guxojnë të fabrikojnë lajme të rreme dhe gënjeshtra”, tha Szijjártó në deklaratë, duke konfirmuar se Hungaria “asnjëherë nuk ka bllokuar asnjë propozim sanksionesh”.

Bashkimi Evropian njoftoi të premten sanksione të reja kundër Rusisë, raporton CNN.

Blloku ka miratuar paketën “më të fortë” të sanksioneve ndonjëherë kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës, tha të shtunën në Twitter zëvendës-zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Dana Spinant./Shqip.com

Hakerat rusë i bashkohen sulmit kibernetik ndaj Ukrainës: E bëjmë për argëtim

Që nga fillimi i krizës në Ukrainë, vendi ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike pothuajse të vazhdueshme, për të cilat fajësohet gjerësisht Rusia.

Por sulmuesit nuk po punojnë të gjithë për Kremlinin.

Një grup hakerësh vigjilentë rusë “patriotë” kanë thënë se e bëjnë këtë për argëtim në kohën e tyre të lirë, duke u kënaqur me shkaktimin e kaosit kibernetik.

Dmitry (jo emri i tij i vërtetë) më tha se donte të ndihmonte vendin e tij “të mundte Ukrainën nga prapa kompjuterit të tij”, shkruan BBC.

Javën e kaluar ai tha se ai dhe pesë bashkëpunëtorët e tij kishin kryer sulme të shumta të mohimit të shërbimit, duke sulmuar serverët ukrainas me të dhëna dhe duke i marrë i nxjerrë ato jashtë linje. BBC shikoi se si grupi shkatërroi përkohësisht një faqe interneti ushtarake ukrainase.

BBC shikoi se si grupi shkatërroi përkohësisht një faqe interneti ushtarake ukrainase.

“Ky është vetëm fillimi,” tha Dmitry.

Mbrojtja kibernetike e Ukrainës thotë se vendi është nën sulm të vazhdueshëm./SHQIP.com

Kryeministrja e Estonisë: Në qiejt demokratikë nuk ka vend për avionët e shtetit agresor
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, duke iu bashkuar fqinjit baltik, Letonisë.

Kallas, përmes një postimi në Tëiiter u ka kërkuar vendeve të tjera të Bashkimit Evropian të ndjekin të njëjtin shembull.

“Në qiejt demokratikë nuk ka vend për avionët e shtetit agresor. #QëndroniMeUkrainën”, thuhet në postimin e saj.

Kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, e ka shpallur një shtetrrethim që do fillojë nga ora 17:00 deri të dielën në ora 08:00.

Ai në Tëitter ka shkruar se të gjithë qytetarët që qëndrojnë në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit rus, raporton BBC.

Kjo masë e zëvendëson orën e mëparshme policore që ishte nga ora 22:00 deri në ora 07:00./Shqip.com

Kievi vendos shtetrrethim nga ora 17:00

Kryetari i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, e ka shpallur një shtetrrethim që do fillojë nga ora 17:00 deri të dielën në ora 08:00.

Ai në Twitter ka shkruar se të gjithë qytetarët që qëndrojnë në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit rus, raporton BBC.

Kjo masë e zëvendëson orën e mëparshme policore që ishte nga ora 22:00 deri në ora 07:00.

Franca kap një anije mallrash ruse
Anija

Marina franceze ka kapur një anije mallrash në kanalin anglez me destinacion qytetin rus të Shën Petersburgut.

Zyrtarët francezë i thanë BBC-së se anija u kap në përputhje me sanksionet e reja të Bashkimit Evropian dhe thanë se ajo ishte ridrejtuar në portin verior të Boulogne-Sur-Mer.

“Një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë e quajtur ‘Balttic Leader’ që transportonte makina është kapur gjatë natës nga marina franceze në Kanal dhe është shoqëruar në Portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën Veriore”, tha zyrtari.

“Ajo është dërguar në portin francez pas një kërkese të qeverisë franceze, sepse dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës. Forcat kufitare franceze aktualisht po hetojnë anijen e mallrave. Ekuipazhi në bordin e “Liderit Baltik” ka ka bashkëpunuar me autoritetet franceze.”

Agjencia ruse e lajmeve RIA ka thënë se ambasada ruse në Francë po kërkon shpjegime nga autoritetet franceze lidhur me konfiskimin./Shqip.com

Rusia kërcënon mediat lokale për mbulimin e luftës në Ukrainë

Mediat në Rusi

Rregulluesi i komunikimit rus Roskomnadzor ka paralajmëruar 10 media lokale që do ta kufizojë qasjen në publikimet e tyre përveç nëse ndalen së shpërndari çka quan informacion i rremë, përfshirë referencat ndaj operacionit ushtarak në Ukrainë si një “sulm, pushtim ose shpallje lufte”.

Në letrat e dërguara këtyre mediave, mbikëqyrësi tha që ankohet për të dyshuarin “informacion të rremë” që ato kanë publiku rreth bombardimit të qyteteve ukrainase dhe vdekjes së civilëve të shkaktuar nga forcat e armatosura ruse, raporton CNN.

Mediat e njoftuara janë: Echo of Moscow, InoSMI, Mediazona, New Times, TV Rain, Svobodnaya Pressa, Krym, Realii, Novaya Gazeta, Zhurnalist and Lenizdat.

Redaktori i Novaya Gazeta, Dmitry Muratov, fitoi Çmimin Nobel për paqe në vitin 2021. Disa nga këto media janë vlerësuar nga autoritetet ruse si agjentë të huaj.

“Përveç nëse informacioni i lartcekur i pasaktë hiqet, qasja në këto burime do të kufizohet”, tha mbikëqyrësi në një komunikatë të shtunën, duke njoftuan për një hulumtim në këto media.

“Roskomnadzor rekomandon fuqishëm që zyrat e redaksisë së medave, para publikimit të materialeve në pajtim me Artikullin 49 të Ligjit të Mediave Masive, të vërtetojnë vërtetësinë e tyre”, tha mbikëqyrësi. “Ne theksojmë që informacion i saktë dhe i verifikuar është në dispozicion vetëm në burime ruse të informacionit.”   

OKB thotë se më shumë se 120,000 refugjatë ukrainas janë larguar që nga e enjtja

Zëvendës Komisionerja e Lartë për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara, Kelly Clements, i tha CNN se deri në 4 milionë njerëz mund të përpiqen të kalojnë kufijtë ndërsa kriza në Ukrainë vazhdon.

Duke folur për Michael Holmes të CNN të shtunën në mëngjes nga kryeqyteti zviceran Gjenevë, Clements tha se njerëzit duhej të merrnin “vendime për jetën ose vdekjen”, me 850,000 njerëz të zhvendosur brenda vendit, ndërsa mbi 120,000 njerëz janë larguar nga Ukraina .

Ne kemi pasur një krizë humanitare në  vend  për tetë vitet e fundit dhe është bërë shumë më keq. Përveç atyre 850,000 të zhvendosurve brenda vendit, kryesisht në lindje, ne e dimë se mbi 100,000 njerëz janë tashmë në lëvizje”.

Clements tha se kishte radhë në një numër pikash kufitare dhe shumë ukrainas po monitoronin situatën. Ajo shtoi se “shumë të tjerë” do të pasojnë “numrin e madh” të refugjatëve që kanë kaluar tashmë në Moldavinë fqinje.

“Ne shohim tani mbi 120,000 njerëz që kanë shkuar në të gjitha vendet fqinje. Dhe më duhet të them se pritja që ata po marrin nga komunitetet lokale, nga autoritetet lokale, është e jashtëzakonshme,” tha Clements. “Por është një situatë dinamike, ne jemi me të vërtetë mjaft të shkatërruar me atë që do të vijë, dhe do të thoshim se deri në 4 milionë njerëz mund të kalojnë kufijtë, nëse gjërat vazhdojnë të përkeqësohen, siç kanë ndodhur deri më tani.”

Vlerësimi i fundit i personave të zhvendosur është një rritje e madhe nga numrat e cituar nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Filippo Grandi të premten, kur ai tha se më shumë se 50,000 njerëz ishin larguar nga Ukraina në 48 orët e mëparshme./SHQIP.com

Ministri i Jashtëm i Ukrainës bën thirrje për embargo globale ndaj naftës ruse
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, po i bën thirrje botës që të ndalojë blerjen e naftës së papërpunuar ruse.

Dmytro përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Kievi i ka mbijetuar edhe një nate tjetër nën sulmet nga forcat tokësore ruse.

“Unë i kërkoj botës: izoloni plotësisht Rusinë, dëboni ambasadorët, embargoja e naftës, shkatërroni ekonominë e saj. Ndaloni kriminelët rusë të luftës”, ka shkruar ministri ukrainase.

Deri më tani, sanksionet perëndimore kanë shmangur shënjestrimin e sektorit energjetik të Rusisë./Shqip.com

Banorja e Kievit strehohet në banjën e saj ndërsa luftimet kanë arritur në rrugët e kryeqytetit

Olga jeton në pjesën e Bregut të Majtë të Kievit, zona e qytetit që është në lindje të Dnieper. 

Djali i saj i vogël, Vadim po fle në banjë këto ditë, vendi më i sigurt në apartament, shkruan CNN.

“Unë ulem pranë tij dhe e përkëdhel kur ai nuk është i kënaqur me diçka në ëndrrën e tij,” tha ajo. “Ne nuk shkojmë në strehimore, nuk garanton siguri 100% dhe mund të ndikojë në psikologjinë e fëmijës. Në shtëpi, ai fle mirë, ha dhe mendon se gjithçka është argëtuese”, tha ajo. 

Olga përshkroi se kishte dëgjuar shumë shpërthime midis orës 1 dhe 4 të mëngjesit të së shtunës që dukej sikur po vinin nga veriu./SHQIP.com

Zelensky: Kievi dhe qytetet kryesore përreth kryeqytetit kontrollohen nga ushtria jonë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se qytetet kryesore rreth Kievit janë duke u kontrolluar nga ushtria e tyre.

Zelensky ka thënë se janë duke e mbrojtur vendin, tokën dhe të ardhmen e fëmijëve.

“Ne jemi ngritur në këmbë dhe kemi luftuar me sukses sulmet e armikut. Luftimet po vazhdojnë. Në shumë qytete dhe zona të shtetit tonë. Por ne e dimë se po mbrojmë, – vendin, tokën, të ardhmen e fëmijëve. Kievi dhe qytetet kryesore rreth kryeqytetit kontrollohen nga ushtria jonë”, ka shkruar Zelensky.

Ai gjithashtu ka thënë se pushtuesit donin të bllokonin qendrën e shtetit të tyre dhe të vendosnin këtu marionetok-un e tyre, si në Donetsk dhe se ata thyen idenë e rusëve./Shqip.com

Twitter ndalon reklamat në Rusi dhe Ukrainë

Twitter Inc ka treguar se tashme ka pezulluar të gjitha reklamat në Rusi dhe Ukrainë, duke kërkuar të garantojë që postimet promovuese të mos dëmtojnë informacionin e sigurisë publike të dërguar përmes rrjetit social.

Kompania me bazë në San Francisko nuk do të shfaqë reklama në ato tregje dhe gjithashtu do të frenojë rekomandimet e tweet-eve që shfaqen në afatet kohore të përdoruesve nga llogaritë që ata nuk i ndjekin tashmë, në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e përmbajtjes mashtruese dhe abuzive.

Rusia nisi një agresion të Ukrainës herët të enjten, duke sulmuar nga veriu, lindja dhe jugu i vendit.

Trupat ruse po bombardojnë qytetet e Ukrainës, duke synuar të pushtojnë kryeqytetin, Kiev.

Twitter më parë tha se po “monitoronte për tregimet e shfaqura që shkelin rregullat e Twitter” si pjesë e përpjekjes së tij për të luftuar përmbajtjen problematike që vërshonte në internet gjatë një lufte.

Meta Platforms Inc., e cila zotëron rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, gjithashtu kontrollon faktet dhe etiketon postimet nga organizatat shtetërore të medias ruse.

Si rezultat, Qeveria ruse tha më herët të premten se do të kufizojë pjesërisht Facebook./SHQIP.com

Përfaqësuesi special i Qeverisë së Kinës për çështjen e gadishullit Korean
Përfaqësuesi special i Qeverisë së Kinës për çështjen e gadishullit Korean, Liu Xiaoming

Përfaqësuesi special i Qeverisë së Kinës për çështjen e gadishullit Korean dhe ish-ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar, Liu Xiaoming, ka mbrojtur qëndrimet vjetra të Kinës për çështjen e Ukrainës.

Xiaoming ka mbrojtur sovranitetin kombëtar, duke thënë se “ zbatohet në mënyrë të barabartë për çështjen e Ukrainës”, raporton CNN.

“Kina beson me vendosmëri se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen dhe mbrohen dhe qëllimet dhe parimet e (Kartës së OKB-së) të respektohen me seriozitet të vërtetë. Ky pozicion i Kinës është konsistent dhe i qartë dhe vlen njëlloj për Çështja e Ukrainës”, shkroi Liu Xiaoming.

Komentet e Liu janë veçanërisht të habitshme pasi Kina kishte qenë një nga tre vendet që abstenuan nga votimi për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, në një takim të së premtes mbrëma.

India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu abstenuan nga votimi, ndërsa Rusia përdori të drejtën e vetos si një anëtare e përhershëm në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar rezolutën. Pas votimit, 50 shtete lëshuan një deklaratë të përbashkët duke akuzuar Rusinë se po abuzon me të drejtën e vetos.

Gjatë ditëve të fundit, përderisa vendet e tjera u zhvendosën për të ndëshkuar Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin, Kina ka shmangur termin “pushtim”, në vend të kësaj ka bërë thirrje për paqe dhe diplomaci ku gjithashtu e ka drejtuar gishtin nga SHBA duke akuzuar për “nxitje të zjarreve”./Shqip.com

Ministria ruse e mbrojtjes konfirmon sulmin me ​​raketa gjatë natës, por pretendon se nuk synonte banorët

Ministria ruse e mbrojtjes tha të shtunën se nisi sulme me raketa lundrimi gjatë natës kundër objektivave në Ukrainë – por pretendoi se kishte në shënjestër ekskluzivisht infrastrukturën ushtarake, pasi u shfaqën video të një ndërtese të lartë rezidenciale pranë Kievit që u godit nga një raketë ose raketë.

"Gjatë natës, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse filluan një sulm me armë precize me rreze të gjatë duke përdorur raketa lundrimi të lëshuara nga ajri dhe deti kundër objekteve të infrastrukturës ushtarake ukrainase," tha gjeneralmajor Igor Konashenkov në një deklaratë video.


“Theksoj edhe një herë se zjarri është drejtuar vetëm në objektet e infrastrukturës ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke përjashtuar dëmtimet në infrastrukturën rezidenciale dhe sociale”.

Në anën tjetër, CNN dhe media të tjera ndërkombëtare të lajmeve kanë parë dhe dokumentuar dëme në infrastrukturën civile rreth Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus, shkruan CNN.

Imazhet e mëngjesit të së shtunës treguan dëmtime të rënda në pjesën e jashtme të një ndërtese apartamentesh në Kievin perëndimor, me muret e jashtme të shpërthyera tërësisht për disa njësi apartamentesh. 

Punonjësit e urgjencës ndodhen në vendngjarje, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve. Shkalla e viktimave nuk është ende e qartë./SHQIP.com

Franca dërgon armë në Ukrainë

Armët dhe pajisjet janë rrugës nga Franca në Ukrainë, ndërsa Perëndimi i jep ndihmë Ukrainës në betejën e tyre me trupat ruse që avancojnë, shkruan BBC

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka shkruar në Twitter se ai kishte folur me presidentin e Francës Macron sot në mëngjes kur “filloi një ditë e re në vijën e frontit diplomatik”.

“Koalicioni kundër luftës po funksionon!” shkroi Zelensky në Twitter.

Të shtunën, Macron postoi një video të tij duke deklaruar: “Lufta do të zgjasë – ne duhet të përgatitemi për të!”./SHQIP.com

Dhjetëra të plagosur në Kiev
Kiev

Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, thotë se 35 persona u plagosën në përleshjet gjatë natës në Kiev.

Klitschko ka bërë të ditur se këtu janë përfshirë edhe dy fëmijë.

Ende nuk dihet nëse ai i referohej vetëm civilëve, raporton BBC.

Ai shtoi se aktualisht nuk ka prani të madhe ushtarake ruse në Kiev, por ai tha se grupet diversantë ruse ishin aktive.

Ndërsa një pjesë e autostradës Prospekt Peremohy afër qendrës së Kievit u shndërrua në një zonë lufte në orët e para të së shtunës, me një video që tregon zjarret duke u ndezur përgjatë rrugës kryesore që kalon lindje-perëndim nga qendra e qytetit./Shqip.com

Zjarret gjatë natës në autostradën e Kievit – VIDEO
Zjarr në autostradën e Kievit

Një pjesë e autostradës Prospekt Peremohy afër qendrës së Kievit u shndërrua në një zonë lufte mbrëmë, me një video që tregon zjarret duke u ndezur përgjatë rrugës kryesore që kalon lindje-perëndim nga qendra e qytetit, raporton BBC.

Sipas raporteve të mediave, pamjet u regjistruan pranë stacionit të metrosë Beresteiska të kryeqytetit, vetëm 4 km (2.5 milje) nga ndërtesa ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Sw fundmi Ministria ruse e mbrojtjes ka konfirmuar se ushtarët e Rusisë kanë pushtuar qytetin Melitopol – në atë që është përshkruar nga televizioni i lajmeve Reuters si qendra e parë e rëndësishme e popullsisë ukrainase që është marrë në kontroll që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Moska të enjten./Shqip.com