Cramon: Po rrezikohet integrimi i veriut

Raportuesja për Kosovën ne Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas dështimit të mosarritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ajo ka thënë se i vjen keq që asnjëra palë nuk kishte interes të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes nën ndërmjetësimin BE-së.

“Shumë gjëra janë në rrezik, duke përfshirë integrimin e arritur tashmë në Kosovën e Veriut. Në kohët e luftës, gjëja e fundit që na duhet është një përshkallëzim në oborrin tonë të brendshëm”, ka shkruar Cramon në rrjetin social Twitter.