Çekia bën thirrje që serbët të rikthehen në institucione ndërsa Kosova të themelojë Asociacionin

Republika e Çekisë ka bërë thirrje gjatë ditës së sotme ka kërkuar nga serbët që të rikthehen në institucione ndërsa Kosovës i është kërkuar themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“#CZPRES u bën thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të kthehen në institucionet e Kosovës. U bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që do të çonte në dhunë dhe konfrontim. Duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe” thuhet në postimin e shpërndarë nga MPJ-ja e Çekisë.

Serbët në veri të vendit gjatë ditës së sotme kanë mbajtur protestë në sheshin kryesor “Car Lazar”.

Në këtë tubim të organizuar nga ora 12:00, Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ish-ministër për Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka bërë thirrje që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe të zbatohet Marrëveshja e Brukselit.

Pas largimit nga institucionet e Kosovës gjatë ditës së djeshme, dhe dorëheqjes së Goran Rakiçit nga pozita e ministrit në Qeverinë e Kosovës, sot gjatë ditës edhe Kryetarët dhe këshilltarët e katër komunave veriore kanë dhënë dorëheqje.

Dorëheqje këtë mëngjes kanë dorëzuar edhe kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Po ashtu se gjatë ditës së djeshme, policët serbë në Veri kanë dorëzuar detyrën, duke zhveshur uniformat e Policisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë ta ruajnë qetësine e sigurinë.

Sipas tij Lista Serbe është vegël e presidentit Vuçiq, që e kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Rakiq tha se këto vendime do të jenë në fuqi derisa Qeveria e Kosovës  të tërheqë vendimin për tabelat dhe të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm, i cili mund të çojë në tensione të mëtejshme.