Britania e Madhe sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshihen ndalimi i eksporteve dhe tarifat

Qeveria e Britanisë së Madhe  ka njoftuar një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë.

Sanksionet përfshijnë ndalimin e eksportit të mallrave luksoze në Rusi dhe tarifat për mallrat ruse me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë.

Britania e Madhe gjithashtu do t’i mohojë Rusisë dhe Bjellorusisë aksesin në tarifën e saj tregtare më të favorizuar të kombit për qindra eksporte të tyre, duke privuar efektivisht të dyja vendet nga përfitimet kryesore të anëtarësimit të tyre në Organizatën Botërore të Tregtisë, shkruan CNN.

Tarifa shtesë prej 35% për mallrat ruse do të zbatohet për importet, duke përfshirë vodkën, çelikun, veprat e artit dhe gëzofin.

“Tarifat tona të reja do të izolojnë më tej ekonominë ruse nga tregtia globale, duke siguruar që ajo të mos përfitojë nga sistemi ndërkombëtar i bazuar në rregulla që ai nuk respekton”, ka thënë kancelari i Britanisë së Madhe Rishi Sunak në një deklaratë të lëshuar të martën.

“Këto tarifa bazohen në punën ekzistuese të Britanisë së Madhe për të penguar aksesin e Rusisë në financat ndërkombëtare, për të sanksionuar miqtë e Putinit dhe për të ushtruar presion maksimal ekonomik mbi regjimin e tij. Këto masa të reja do të forcojnë më tej presionin në rritje ekonomike ndaj Rusisë dhe do të sigurojnë që Britania e Madhe të veprojë në përputhje me sanksionet të imponuara nga aleatët tanë.”

Qeveria thotë se do të publikojë detajet e ndalimit të eksportit në një datë të mëvonshme, por tha se ndalimet e mëparshme kishin përfshirë artikuj si moda e lartë, arti dhe automjetet luksoze.

Lista e plotë e mallrave ruse që përballen me tarifat e importit është: hekur, çelik, plehra, dru, goma, kontejnerë hekurudhor, çimento, bakër, alumin, argjend, plumb, mineral hekuri, mbetje/produkte të mbeturinave ushqimore, pije, pije alkoolike dhe uthull (kjo përfshin vodka), qelqi dhe enë qelqi, drithëra, fara vaji, letër dhe karton, makineri, vepra arti, antike, lëkura lesh dhe gëzof artificial, anije dhe peshq të bardhë.