Borell propozon shtimin e masave kundër përhapjes së dezinformatave

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtëm dhe siguri, Josep Borell, ka deklaruar se do të propozojë masa të reja për sanksioniomin e atyre të cilët shpërndajnë dezinformata.

Borell ka shkruar në rrjetin social “Twiter” se këto masa janë të nevojshme për të mbrojtur demokracinë.

 “Ne duhet të mbrojmë demokracitë tona nga interferimi i elementeve të jashtëm të cilët do të tentojnë të manipulojnë. Do të propozoj një regjim horizontal i cili do të na lejojë që të vendosim sanksione ndaj atyre që shpërndajnë dezinformata. Kjo do të jetë pjesë e një kutije më të gjerë të mjeteve që do të rrisin aftësinë tonë për të vepruar dhe parandaluar” , ka shkruar ai.

Borell nuk ka saktësuar se cilët janë elementët të cilët po kërcënojnë demokracinë në Evropë përmes përhapjes së dezinformatave dhe nuk ka saktësuar se cilat janë masat të cilat do të propozohen. 

Ndryshe Bashkimi Evropian i ka ndaluar operimin kanaleve ruse në territorin e saj për shkak të pushtimit në Ukrainë. /Shqip.com