Boksieri ukrainas – Oleg Prudky vdes në luftë

Dy herë kampioni i boksit ukrainas (gjysmëprofesionist) Oleg Prudky ka vdekur tragjikisht duke mbrojtur vendin e tij ndërsa luftonte kundër Rusisë në vijën e pare, njofton Daily Mail.

30 vjeçari – ishte në mesin e një sërë boksierësh që rrokën armët pas vendimit të Vladimir  Putin për të pushtuar vendin – punonte përkrah autoriteteve në rajonin e Cherkasy për tre muajt e fundit.

Edhe pse më parë ai konkurroi në garat e Serisë Botërore të Boksit – të njohura si turne që ndihmojnë në reduktimin e hendekut midis boksit amator dhe atij profesionist.

Ai mori pjesë në një sërë turnesh në të gjithë globin për vendin e tij në kategorinë super të lehta, duke përfshirë edhe disa kampionate evropiane. 

Por një përkthim i një postimi të Federatës së Boksit Cherasky lexonte në mënyrë tragjike: ‘Një tjetër tragjedi në familjen tonë të boksit. Një nga boksierët më të mirë të rajonit Cherkasy, Oleg Prudky, vdiq në Lindje.

“Familja e boksit të rajonit Cherkasy shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen dhe miqtë. Pusho në paqe!’ 

Federata e Boksit Cherasky, Serhiy Tyshchenko u citua më vonë të ketë thënë: “Tani më kujtohet se si trajneri juaj ju tha se sa të etur ishit të bënit boks dhe çiklizëm për dhjetëra kilometra për të shkuar në stërvitje.

Përveç tij, në luftë janë edhe vëllëzrit Klitschko – të cilët kanë karrierë të pasur në ring.