Biden thotë se Putini është kasap, pasi vizitoi refugjatët e Ukrainës

Marcin Obara/EPA-EFE/Shutterstock

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e quajti presidentin rus, Vladimir Putin, një “kasap”, pasi vizitoi refugjatët ukrainas në Varshavë, Poloni.

I pyetur nga gazetarët që udhëtonin me Presidentin se çfarë mendoi ai, duke parë refugjatët teksa merret me Putinin çdo ditë, Biden u përgjigj: “ai është një kasap”, shkruan CNN.

Gjatë seancës së shkurtër me pyetje-përgjigje në Stadion Narodowy, Biden, tregoi se si kishte qenë në vende të tilla në jetën e tij, por tha se ishte gjithmonë i befasuar nga “thellësia dhe forca e shpirtit njerëzor”.

“Është e pabesueshme, është e pabesueshme. Shih të gjithë ata fëmijë të vegjël. Thjesht dua të përqafosh, thjesht dua të falënderoj. Dua të them, është, thjesht të bën shumë krenarë,” tha ai.

Ai shtoi: “Secili nga ata fëmijë tha diçka me kuptimin: “Thuaj një lutje për babin tim, gjyshin tim ose vëllain tim që është kthyer atje duke luftuar”. Dhe më kujtohet se si është kur ke dikë në një zonë lufte. Çdo mëngjes ngrihesh dhe habitesh. Thjesht habitesh. Dhe lutesh që të mos e marrësh atë telefonatë.”

Kremlini iu përgjigj komenteve të Bidenit në Varshavë, duke thënë se komentet e tij “ngushtojnë dritaren e mundësisë” për të riparuar marrëdhëniet SHBA-Rusi, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS./Shqip.com