Biden: Raketat në Poloni mund të mos jenë hedhur nga Rusia

Joe Biden ka thënë se raketa që ra në Poloni, duke vrarë dy persona, nuk kishte gjasa të ishte lëshuar nga Rusia për shkak të trajektores së saj.

Presidenti amerikan po fliste në takimin e G20 në Bali, Indonezi, pasi thirri një takim urgjent të liderëve perëndimorë për të diskutuar shpërthimin në territorin e NATO-s që ka potencialin ta çojë luftën në Ukrainë në një dimension të ri edhe më të rrezikshëm, raporton The Guardian.

I pyetur nëse raketa është lëshuar nga Rusia , Biden tha: “Ka informacion paraprak që e kundërshton këtë. Nuk dua ta them këtë derisa të hetojmë plotësisht. Por nuk ka gjasa në mendjet e trajektores së saj që të jetë qëlluar nga Rusia.”

Ministria e Punëve të Jashtme polake e përshkroi raketën si një raketë “prodhuar nga Rusia”, një frazë që mund të përfshijë raketa tokë-ajër S-300 në zotërim të Ukrainës.