Biden njofton sanksione të reja kundër Rusisë

Joe Biden

Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë shpallur sanksione të reja kundër Rusisë, të cilat synojnë institucionin më të madh financiar të Rusisë.

Presidenti, Joe Biden, tha se masat do të “rrisin presionin ekonomik ndaj Putinit”, shkruan BBC.

“Së pari, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të plota bllokuese ndaj Sberbank, deri tani institucioni më i madh financiar në Rusi dhe Alfa Bank, banka e saj më e madhe private. Ne po mbyllim çdo llogari, çdo fond që ato banka mbajnë në Shtetet e Bashkuara. Ata nuk do të jenë në gjendje të prekin asnjë nga paratë e tyre, nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asnjë biznes këtu.

Dhe së dyti, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv, që do të ndalojë çdo investim të ri të SHBA-së në Rusi, më shumë se 600 kompani të sektorit privat”, tha ai.

Dy bankat e synuara thanë se sanksionet nuk do të kishin një ndikim të madh në operacionet e tyre.

SHBA po koordinon sanksionet gjithnjë e më të ashpra me grupin G7 të vendeve të pasura dhe BE-në./Shqip.com