Biden i premton më shumë ndihmë ushtarake Ukrainës

Reuters

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka premtuar të rrisë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën.

Një gjë të tillë e ka thënë ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, pas takimit me Joe Biden në Poloni, shkruan BBC.

“Asnjë vend tjetër nuk i dha Ukrainës më shumë mbështetje sesa Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo është thelbësore. Qëndrueshmëria ukrainase dhe armët perëndimore – kryesisht armë amerikane – është receta e suksesit në fushën e betejës”.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me ndihmën shtesë ushtarake, por thotë:

“Sot morëm premtime shtesë nga Shtetet e Bashkuara se si do të evoluojë bashkëpunimi ynë në mbrojtje”.

Gjatë ditës së sotme, forcat ruse kanë sulmuar në afërsi të Lviv./Shqip.com