BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshirë masat e mundshme për gazin dhe naftën

Ursula von der Leyen

Sipas shefës së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, sanksionet me gjasë do të jenë për gazin dhe naftën, shkruan CNN.

“Në këtë pikë kritike të luftës ne duhet të rrisim sërish presionin ndaj Putinit”, tha von der Leyen në një fjalim në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Të martën, BE njoftoi planet e saj për të vendosur një paketë të pestë sanksionesh ndaj Rusisë, duke përfshirë një ndalim të importit të qymyrit rus .

‘Këto sanksione nuk do të jenë sanksionet tona të fundit. Siç thashë edhe dje. Po, tani e kemi ndaluar qymyrin, por tani duhet të shqyrtojmë naftën”, tha ajo.

Ndërkaq, ajo tha se BE-ja gjithashtu duhet të shikojë të ardhurat që Rusia merr nga karburantet fosile.

Vërejtjet e saj u bënë jehonë nga shefi i Këshillit Evropian Charles Michel në një postim në Twitter të mërkurën, duke thënë se masat e BE-së për naftën, madje edhe gazin do të nevojiten herët a vonë./Shqip.com