BBC: Rusia sulmon rrugën e evakuimit në Mariupolit

Sipas BBC, forcat ruse po bombardojnë një rrugë evakuimi nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme i Ukrainës, Oleg Nikolenko tha se forcat ruse po sulmonin korridorin humanitar midis qytetit dhe Zaporizhzhia, 225 kilometra në veri-lindje.

Tetë kamionë dhe 30 autobusë janë rrugës për të dërguar ndihma humanitare në qytet dhe për të evakuuar civilët në Zaporizhzhia, tha ai.

Civilët kanë jetuar atje pa ujë dhe energji elektrike për gati një javë dhe ushqimi po mbaron./Shqip.com