Atletja 14-vjeçare dhe nëna e saj u vranë në Mariupol

Një vajzë 14-vjeçare që fitoi medalje të arta në kampionatin kombëtar të peshëngritjes së Ukrainës është vrarë nga granatimet ruse në Mariupol.

Alina Peregudova ishte kandidate për kombëtaren e Ukrainës dhe aspironte të përfaqësonte vendin e saj në nivelin më të lartë, shkruan BBC.

“Paqja ruse” erdhi e cila e çliroi atë nga kjo e ardhme,” tha këshilli i qytetit të Mariupol në Telegram.

Sportistja premtuese nga rajoni i Donjeckut vdiq nga predhat e armikut, derisa në sulm u vra edhe nëna e saj.

“Paqja ruse” po vret – Mariupol dhe bota nuk do ta harrojnë kurrë krimin e Rusisë kundër njerëzimit,” shtoi këshilli.

Departamenti i Kulturës Fizike dhe Sporteve të Ukrainës tha: “Është e vështirë të gjesh fjalë për të përcjellë ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë ata që njohën të humburit.”

Alina ishte një nxënëse në Kolegjin Rajonal të Specializuar Profesional të Sporteve në Donetsk dhe në Kolegjin e Rezervës Olimpik Serhiy Bubka./Shqip.com