Arrihet një armëpushim për të evakuuar qytetarët nga rajoni Luhanskit

Ukrainë – Creedits: “Getty Image”

Një armëpushim i përkohshëm pritej të hynte në fuqi të mërkurën në orën nëntë të mëngjesit me kohën lokale për të lejuar civilët të largoheshin nga rajoni Luhansk i Ukrainës lindore.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar administratorit lokal ukrainas, Serhiy Gaidai në rrjetet sociale, shkruab CNN.

Postimi detajoi vendet e grumbullimit ku civilët mund të mbërrinin përpara se të hipnin në trenat që i çonin ata nga Luhansk, i cili ndodhet në rajonin e diskutueshëm të Donbasit.

“Vëmendje!! Është rënë dakord për një korridor humanitar: banorët e Rubizhne, Lysychansk, Severodonetsk, Komuniteti Hirska (konkretisht, Nizhne) do të evakuohen sot”, shkroi Gadai.  

Luftimet e ashpra kanë kapluar rajonin e Luhanskut, duke përfshirë bombardimet e supozuara ruse të një shtëpie të të moshuarve, duke vrarë 56 njerëz më 11 mars.

Të hënën, Ministria e Punëve të Jashtme ukrainase akuzoi forcat ruse për dëbimin me forcë të 2,389 fëmijëve nga rajoni Donetsk dhe Luhansk në një incident që Ambasada e SHBA e quajti “rrëmbim.”

Rusia tha se 16,434 njerëz, përfshirë 2,389 fëmijë, u evakuuan një ditë më parë me vullnetin e tyre./Shqip.com