Ambasadorja ukrainase në SHBA: Rusia është një shtet terrorist i udhëhequr nga një kriminel lufte

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA Oksana Markarova/ Marrë nga CNN

Ambasadorja ukrainase në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Oksana Markarova, të dielën, sulmoi Rusinë për pushtimin Ukrainës.

“Një shtet terrorist i udhëhequr nga një kriminel lufte”, ka thënë Marakarova.

“Epo, ju e dini, është e qartë se për ne Rusia është një shtet terrorist i udhëhequr nga një kriminel lufte dhe ne po punojmë ditë e natë dhe po luftojmë ashpër për të mbrojtur tokën tonë dhe për të mbrojtur demokracinë tonë”,  tha Markarova, shkruan CNN.

“Dhe të gjithë duhet të sillen para drejtësisë. Pra, mendoj se do të jetë e vështirë të drejtosh një shtet nga Haga”, shtoi ajo, duke iu referuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale me vendndodhje në Holandë.

Markarova tha se forcat ruse po vrasin civilë, po vrasin fëmijë, po shkatërrojnë spitalet, infrastrukturën civile, shtëpitë e banimit, kudo.

“Është një akt kriminel lufte, prandaj ne kemi hapur (një) hetim në Ukrainë, prandaj Ukraina ka paraqitur të gjithë kërkesën në të gjitha gjykatat ndërkombëtare.”

“Dhe, po, Vladimir Putin, së bashku me të gjithë, çdo rus që është përgjegjës për të, do të duhet të përfundojë në burg për këto krime lufte,” tha ajo.

Komentet vijnë vetëm një muaj pasi Rusia filloi luftën e saj në Ukrainë dhe disa ditë pasi SHBA deklaroi gjithashtu se anëtarët e forcave të armatosura ruse kanë kryer krime lufte  në Ukrainë .

Duke bërë këtë, Sekretari i Shtetit Antony Blinken citoi raporte të besueshme të sulmeve që synojnë civilët, duke përfshirë shkatërrimin e ndërtesave të banimit, shkollave dhe spitaleve.

Departamenti i Shtetit përmendi në mënyrë specifike sulmet në një maternitet dhe teatër në Mariupol.

Teatri, tha Departamenti i Shtetit, ishte shënuar me fjalën ruse për “fëmijët” me shkronja të dukshme nga qielli.