AGK dënon aktin e protestuesve, dëmtuan veturat e mediave në Leposaviq
Publikuar:
(29.05.2023 13:15:26)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas dëmtimit të veturave të ekipit të gazetarëve në Leposaviq.
Veturat e “RTV Dukagjinit” dhe të “KALLXOs”, janë dëmtuar nga protestuesit serbë atje.
“Në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs, me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e “Republika e Kosovës” në targa”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja gjithashtu ka dënuar këtë akt të protestuesve.
“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale”.