Abramovich heqë dorë nga Menaxhimi i Chelseait

Roman Abramovich, Getty Images

Presidenti i Chelseat, Roman Abramovich, ka hequr dorë nga të drejtat për menaxhimi i klubit londinez.

Përmes një komunikate, të publikuar në faqen zyrtare të klubit anglez Abramovich e ka konfirmuar se heq dorë nga të drejtat administrative në klub.

“Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë për klubin që kam në zemër. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelseat kujdesin e Chelsea FC”, thuhet në komunikatë.

Ky vendim vjen pas sanksioneve të Britanisë për biznesmenët rusë, duke përfshirë edhe presidentin e Bluve, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Abramovich është president i Chelseat për gati 20 vjet, duke e bërë klubin një nga më të mirët në botë./Shqip.com