Lista Serbe me kryetar të ri e me politikë të vjetër

Ndonëse e re nga përbërja Lista Serbe mesa duket nuk po e ndryshon strategjinë e origjinës së saj. Propaganda dhe bojkotimi i institucioneve kosovare vazhdojnë të jenë strategjitë e tyre. Njohësit në vend po thonë se Lista Serbe e re është veç se maskë e asaj të kaluarës.
Vetëm kur u faktua me pamje se Milan Radojçiq që mbante pozitën e numrit dy të Listës Serbe, kjo pari e pa të arsyeshme të mbaj zgjedhje.
Partia që në vazhdimësi mbante pozita udhëheqëse në Qeverinë e Republikës së Kosovës, së fundmi ndryshoi të gjithë përbërjen duke sjellë në udhëheqësi emra të rinj.
Pavarësisht kësaj, mesa duket direktivat përsëri i kanë të njëjta pasi që në seancën e të enjtes deputetet nuk dolën në punë.
Udhëheqësisë së re nuk i ka ndryshuar as propaganda si formë komunikimi.
Në rrjete sociale, pa fakte edhe udhëheqësit e rinj, po fajësojnë shtetin e Kosovës për keqtrajtim të komunitetit serb në Kosovë.
“Kujtojmë se çdo ditë punëtorët shëndetësorë serbë po luftojnë për pacientët e tyre në kushte të pamundura dhe vape për të mundësuar dërgimin e barnave në institucionet shëndetësore dhe për të mbrojtur të drejtën e popullit serb për shëndetësi dhe trajtim, dhe regjimi popullist dhe mashtrues i Kurtit dëshiron të tregojë shqetësim i rrejshëm për shëndetin e qytetarëve para ndërkombëtarëve tek përfaqësuesit”, ka thënë Lista Serbe, raporton Dukagjini.
Për Zlatan Elek, që kur u betua tha se do të koordinohet për politika me Beogradin, thuhet se është maskë e re e atyre të kaluarve.
“Lista Serbe e bëri një lëvizje në tentativë për me ndryshu kozmetikisht fytyrën e vet për me vendosë një kryetar tjetër që për bindjen time është kukull dhe ai vet e pranoi që është kukull duke thënë që unë betohem dhe bindem Beogradit dhe i raportoj Beogradit”, ka thënë analisti Dibran Hoxha.
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, konsideron që mosdistancimi i Listës Serbe për ngjarjen në Banjskë tregon shumë për këtë parti.
“Mbajtja e Kuvendeve dhe zgjedhja e njerëzve të rinj nuk mjafton. Lista serbe është dashur të dal me deklaratë që distancohet nga veprimet e Radojçiq-it dhe politikanëve të saj. E dyta, ajo duhet ta ndryshoj programin politik duke e njohur realitetin se është parti që vepron në Kosovë e jo parti që e ka kokën në Beograd”, ka thënë profesori Milazim Krasniqi.
Zlatan Elek, përpos që udhëheq me Listën Serbe ai mban edhe pozitën e drejtorit të Spitalit në Mitrovicën e Veriut që funksionon nën ombrellën e Serbisë.
/Shqip.com