Lista Serbe kërkon kursim të energjisë elektrike

Lista Serbe ka bërë thirrje nga qytetarët që të mos shpenzojnë energji elektrike pa nevojë, transmeton Shqip.com.
Përmes një njoftimi, Lista Serbe u shpreh se është periudha e dimrit dhe që është e rëndësishme që me konsum racional të gjithë të kenë energji elektrike të mjaftueshme.
“Lista Serbe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë solidaritet dhe përgjegjësi dhe të ulin konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht ata që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike në disproporcion me përdorimin normal.
Është periudha e dimrit dhe është e rëndësishme që me konsum racional të gjithë të kenë energji elektrike të mjaftueshme”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Ndryshe, ditët e fundit vendi është duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike globale.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën, për krizën energjetike ka fajësuar qeveritë e kaluara duek thënë se “e kanë lënë Kosovën në terr”./SHQIP.com