Lirohet nga paraburgimi ish-polici Pantiq, dërgohet në arrest shtëpiak

Ish-zyrtari policor serb, Dejan Pantiq, që është arrestuar me 10 dhjetor nën dyshimet se ka organizuar sulm ndaj zyrtarëve të KQZ-së në veri, është lirguar nga paraburgimi, për të vazhduar me masën e arrestit shtëpiak.
Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënsja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, i është zëvendësuar masa e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Gjykata ka aprovuar me këtë rast kërkesën e Prokurorisë”, ka thënë Gashi.
Arrestimi i tij me 10 dhjetor, u bë shkak që serbët të vendosin barrikada në rrugët që dërgojnë drejt Jarinjës e Bërnjakut.
Transferimi i tij u bë pastaj i pamundur për shkak të vendosjes së barrikadave dhe ai qëndroi në një stacion policor afër Jarinjës deri ditën e sotme.
Gjatë kohë sa ishte në paraburgim është rapotuar mbi gjendjen e tij shëndetësore, ku edhe Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, kishte thënë se ka dërguar dy herë ekipe mjekësore për të të shikuar gjendjen e tij shëndetësore.
/Shqip.com