Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, i dënuar për shpërdorim detyre
Publikuar:
(28.03.2024 12:49:19)

Lirohet nga qelia ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku.
Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim.
GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit.
234 milionë lekë është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, vendim që u la në fuqi edhe mga Apemi i Posaçëm.
Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.
/Shqip.com