Lirohen policët e burgut të Peqinit, u arrestuan pas vrasjes së të dënuarit Arben Lleshi nga Sokol Mjacaj

Policët e burgut të Peqinit, të cilët ishin arrestuar pas vrasjes në qeli të Arben Lleshit janë liruar.
Vendimi u dha nga Apeli i juridiksionit të përgjithshëm.
-Kamber Hoxha, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;
-Qani Muça, 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;
-Nikolin Gjonpali, 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;
-Vilson Shima, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;
-Arben Dulellari, 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;
-Ilir Balla, 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;
-Florene Mile, 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;
-Fatos Pire, 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;
-Genci Muça, 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;
-Klement Haka, 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;
– Erjon Çilaj, 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;
-Indrit Dubali, 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e këtij burgu të sigurisë së Lartë me 15 dhjetor të vitit të kaluar.
I dënuari me burg përjetë Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Lleshin, teksa ky i fundit ishte në qeli dhe plagosi shokun e tij të dhomës, Indrit Shaqjan, ky i fundit jashtë rrezikut për jetën.
/Shqip.com