Liqeni i Badovcit dëmtohet me mbeturina
Publikuar:
(04.06.2023 16:47:40)

Liqeni i Badovcit, nga i cili furnizohet me ujë të pijshëm një pjesë e kryeqytetit, është mbushur me mbeturina.
Lexuesit e Shqip.com, kanë dërguar foto në vendin e ngjarjes, ku shihet një pjesë e madhe e mbeturinave të ndryshme.
Kjo nuk është hera e parë që hidhen mbeturina aty, madje më herët ishte vënë në dyshim cilësia e ujit për shkak të ndotjes.


/Shqip.com