Rozë

Lindita tregon për herë të parë se a është e lidhur me Mevlanin

Mevlan Shaba dhe Lendita Bimi,

Lindita Bimi dhe Mevlan Shaba së fundi kanë qenë cak i mediave roze për një lidhje dashurie në mes tyre.

Dyshja shiheshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe gati sa nuk po shkëmbenin një puthje.

E teksa prej ditësh po flitet për ta, Lindita ka vendosur që të reagojë për herë të parë.


Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka lënë opsionin që fansat e saj ta pyesin atë se çfarëdo që dëshirojnë.

Ata e kanë pyetur nëse është e lidhur me Mevlanin dhe pse nuk janë deklaruar për këtë çështje deri me tani.

“Sa shumë persona ma kanë bërë këtë pyetjen. Jo thjesht jemi shok shumë të mirë. Kam një respekt shumë të madh për Mevlanin”.

Ndërsa në anën tjetër, nuk është hera e parë që Lindita është përfolur për afrimitet me konkurrentet e rinjë.


Ajo kohë më parë u bë cak i mediave roze nga afërsia që kishte me Princin në një nga nejat që ata kanë dalë./SHQIP.com