Lajme

Lindika Nikolla zgjedhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë zgjedhur Lindita Nikollën kryetare të këtij institucioni, përcjell Shqip.com.

Ajo është zgjedhur kryetare me 79 vota, të cilat kryesisht i mori nga Partia Socialiste, pasi deputetët e Partisë Demokratike, si shenjë proteste, kanë grisur fletët e votimit.

Në momentin kur i erdhi radha kryeministrit, Edi Rama, për të votuar, ai fillimisht mblodhi të gjitha fletat e votimit të grisura nga deputetët e PD-së dhe i vendosi në qese.

Për këtë, reaguan deputetët e PD-së, kurse Rama qesen me fleta të grisura u detyrua t’ia dorëzojë komisionit vlerësues.

Ndryshe, të enjten, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vendosi që të përjashtojë ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe deputetin e kësaj partie, Sali Berisha.

Në këtë seancë, Berisha është betuar si deputeti i ri i Kuvendit të Shqipërisë dhe pas kësaj doli nga salla duke u larguar dhe duke mos marrë pjesë në votimin për kryetar të Kuvendit./Shqip.com