Lajme

Limaj për skeçin e Vedat Bajramit: Baca Jakup dikur pinte  kafe me të, por të kemi pak ndjeshmëri

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Skeçin humoristik që e ka realizuar aktori, Vedat Bajrami, për ish kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, e ka komentuar edhe kreu i Nismas, Fatmir Limaj.

Limaj, që bashkë me Krasniqin kishin themeluar Nisma-në, ka thënë se e “kupton artin e Bajramit, por duhet të ketë pak njdeshmëri”.

Sipas tij, Krasniqi është njëri nga njerëzit që ka dhënë shumë për Kosovën.

“Kur u kanë baci Jakup në Kosovë ka pi kafe shpesh me Vedatin e Stupcave. Ne e dimë cka është arti, por janë do situata të ndjeshme, baci Jakup e ka një familje… Mos harroni baci Jakup një jetë të tërë ja ka kushtuar Kosovës, e ka pasur jetën abnormale. Është futur në burg si 20 vjecar dhe ka dal si 40 vjecar. Të kemi kapak ndjeshmëri për njerëzit që i kemi në shtëpi. Unë e kuptoj artin, por duhet me pas ndjeshmëri në situata të tilla”, ka thënë Limaj në Tv Dukagjin.