Limaj: Malisheva u çon mesazh “llaskucave” se s’kanë vend këtu

“Malisheva u çon mesazh atyre që Limaj i quajti ‘llaskucë’ se nuk kanë vend këtu”.
Kështu deklaroi lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deri mori pjesë në tubimin e fitores së kësaj partie në garën e balotazhit në Malishevë.
“Ju të gjithë keni treguar çka do të thotë ndershmëria, besa, rivaliteti e mirënjohja. Ju sonte keni treguar se Malisheva di të rreshtohet e bashkohet për t’i dhënë një fitore të fuqishme qytetarëve të vet”, u shpreh Limaj para qytetarëve.
Kujtojmë se, në Malishevë, garën e balotazhit e fitoi Ekrem Kastrati i Nismës, i cili fitoi 53.19% apo 10 mijë e 394 vota.
Ndërsa, kundër-kandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Isni Kilaj, fitoi 46.81% apo 9 mijë e 147 vota.
Ky i fundit, pas humbjes njoftoi se është tërhequr nga politika./SHQIP.com