Lidhja e Prizrenit bashkon LVV-PDK-LDK- AAK
Publikuar:
(10.06.2022 20:53:44)

Sot është shënuar 144 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
E për nder të kësaj dite sot gjatë ditës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në një organizim morën pjesë shumë kryetarë të komunave.
Në një foto të publikuar nga Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci shihet numër i madh i kryetarëve të komunave të cilët përkundër dallimeve politike për nder të 144 vjetorit janë bërë bashkë.
Në foton e publikuar shihet kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ai i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ai i Ferizjat, Agim Aliu, dhe ai i Suharekës, Bali Muharremaj./Shqip.com