Librun Aliu: 26 vjet dënim, për njeriun që e mbrojti vendin e tij

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka reaguar pas dënimit të Salih Mustafës, duke e cilësuar si të pamerituar e dënim të rëndë.
Aliu ka shkruar se partia e tij ishte kundër kësaj gjykate, e që po del se kishin të drejtë.
“Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim të drejtë. Plot 26 vite dënim, për njeriun i cili i doli në mbrojtje vendit të tij. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tone”, ka shkruar Aliu.
Për Aliun, Salih Mustafa gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri.
“Lavdi luftës së pastër e të shenjtë të UÇK-së.
Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri! Liri për komandant Calin!”, ka shkruar ministri Aliu.
/Shqip.com