Kulturë

Librat e këtij dimri që duhet të lexohen sipas Petrit Ymerit

Histori shqiptare e të huaja që zhvillojnë sensin kritik ose përkëdhelin shijen artistike janë pjesë e titujve të rinj në shqip.

Petrit Ymeri, kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, ndalet te sugjerimet e tij nga Shtëpia Botuese “Dituria” në ditët e fundit të panairit duke sugjeruar shportën e botuesit për këtë dimër.

“Romani i Leonardo Sciacia, “Dita e Kukuvajkës” – një libër që i bën jehonë edhe realitetit shqiptar. Kemi edhe dy tituj të rinj nga shkrimtarja jonë Agata Kristi – “Vdekje në Nil” dhe “Vrasja e Roxher Akrojdit”, që tanimë i kemi botuar 15 tituj. Një libër që e rekomandoj shumë është “Motrat e Aushvicit” që tregon rolin dhe kontributin e rëndësishëm që luajtën hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë botëore. Këto personazhe të këtij libri, kanë jetuar me Ana Frakun e famshëm në kampin e Aushvicit”, ka thënë Ymeri.

Pos autorëve të veçantë, librat me seri kanë shënuar interes dhe kanë krijuar rrjetin e tyre të lexuesve, sikunder autorë që rrëfejnë fate pianistësh apo shpirtin baltik.

/Shqip.com