Lëvizja Vetëvendosje mbështet “Marshin për Drejtësi”

Lëvizja Vetëvendosje që drejton kryeministri Albin Kurti përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se më 2 prill do të marrë pjesë në “Marshin për Drejtësi” të organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Megjithatë në njoftimin e tyre për përkrahjen e këtij Marshi kanë përmendur vetëm bashkëpartiakun e tyre, Rexhep Selimin i cili po mbahet në Hagë, pa përfshirë ish-bashkëluftëtarët e Selimit, ish-presidentin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin.
“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës”, thuhet në njoftimin e VV-së.
/Shqip.com