Lajme

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Lëkundje e lehtë tërmeti është ndjerë mbrëmjen e së premtes në veri të Shqipërisë, kryesisht në Pukë dhe Fushë Arrëz.

Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit është 17 km në verilindje të Pukës.

Ora e saktë e regjistruar e tërmetit është 21:37, ndërsa thellësia e tij ishte 2 kilometra.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës si Pejë, Prishtinë dhe Prizren.

Kujtojmë se disa ditë më parë, u regjistrua një tërmet në Follorinë të Greqisë, lëkundjet e së cilit janë nderë edhe në Shqipëri, më së shumti në zonën e Devollit si zonë kufitare./SHQIP.com