Lekaj: Kosova drejt kolapsit ekonomik

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ai është i shqetësuar më këtë rritje të çmimeve dhe sipas tij Kosova është duke shkuar drejtë kolpsit.
Ai ka thënë se Qeveria nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për t’i ndihmuar qytetarët.
Sa i përket ngritjes së çmimeve enorme për ushqimet bazike mendoj që kemi paralajmëruar qeverinë e Kosovës që do të vijmë në një situatë të tillë por qeveria nuk i ka interesuar që të merret me këto gjëra dhe ne po vimë në situata emergjente që duhet vepruar urgjentisht sepse qytetarët janë keq ekonomikisht dhe nëse vazhdohet me trend të ngritjes së çmimeve unë nuk di se si të shkohet më tutje përpos një kolapsi ekonomik”.
Ai ka duke shtuar se kanë kërkuar nga Qeveria heqjen e akciza dhe TVSh-së.
“Ne kemi kërkuar që qeveria të vie me një vendim që çmimet që të mos ketë ngritje të subvencionojmë të hiqet akciza dhe TVSh-ja për ushqimet bazike. Mirëpo qeveria nuk ka bërë një gjë të tillë deri më sot dhe tani kemi ardhur në një situatë që duhet vepruar urgjentisht për ti mbrojtur qytetarët tanë”, tha Lekaj për EO.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar ‘tavanin” i cili përcakton çmimin e naftës dhe një gjë të tillë planifikon ta bëjë edhe me çmimin e bukës./SHQIP.com