Qeveria e Kosovës: Hiqet ora policore, lejohen ahengjet familjare dhe hapen klubet e natës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të hiqet ora policor, të hapen klubet e natës dhe të mbahen ahengjet familjare.
Këto vendime Qeveria e Kosovës i ka marrë në mbledhen e 66-të të mbajtur.
“Së pari, është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
Qeveria e Kosovës ndër të tjera ka vendosur që me vendimin e ri të lehtësohet sektori i hotelierisë dhe gastronomisë, ku do të punojë me orar të plotë .
“Klientet dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50 për qind të kapacitetit të hapësirës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Vendimi për masat e reja hyn në fuqi nga dita e sotme, 1 mars 2022./Shqip.com