Ledri Vula tregon se kur do bëhet Poem me vëlla apo motër
Publikuar:
(07.07.2022 12:24:28)

Ledri Vula është një nga rep artistët më të kërkuar për koncerte e mbrëmje muzikore.
S’kishte si të mungonte as në Alba Festival në Zvicër ku dhuroi një performancë të jashtëzakonshme për fansat e tij.
Gjatë performancës në Zvicër ai foli edhe në një intervistë për emisionin “Mirage”, ku foli pak edhe për jetën familjare.
I pyetur se kur do bëhet Poem me vëlla apo motër ai u përgjigj: Kur t’është kismet, un jam fëmijë i vetëm, por Poem nuk dua ta lë vetëm.
Siç kuptohet në planet afërta të Ledrit është edhe një fëmijë tjetër./Shqip.com