LDK zyrtarizon edhe tetë kandidatë për kryetar të komunave

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar më zyrtarizmin e kandidatëve të kësaj partie për kryetarë të komunave për zgjedhjet që do të mbahen në tetor.
Në mbledhjen e mbajtur sot, kjo parti ka aprovuar propozimet e Degëve për tetë kandidate.
LDK përmes një komunikate për media ka thënë së “kandidaturat si këto dhe të tjerat para tyre të shpallura në dy rundet paraprake japin bagazhin e pasur të LDK-së, alternativat e duhura për qytetarë dhe rikthimin e madh të LDK-së”.
“LDK me vizionin, kandidaturat kredibile për komuna si dhe me program të qartë do të dal parti fituese dhe për këtë kandidatët tanë bashkë më çdo aktivist e veprimtar do të punojnë shumë, që LDK-ja të kthehet në origjinalitetin e saj dhe t’i kthehet punëve të mira që sot po i mungojnë Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Më postë është lista e tetë kandidatëve për kryetarë të komunave nga LDK.
– Sibel Halimi kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;
– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;
– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;
– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;
– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;
– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;
– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;
– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti dhe tashmë kjo parti ka zyrtarizuar numrin më të madh të kandidatëve./SHQIP.com