LDK: Qeveria sërish mashtroi për pagat
Publikuar:
(01.03.2023 21:35:52)

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një publikimi në rrjetin Facebook, kanë shkruar Qeveria sërish mashtroi me rritjen e pagave.
“Qytetarë të shumtë na kanë dërguar mesazhe gjatë ditës për të shprehur frustrimin e tyre lidhur me mashtrimin e Qeverisë për pagat”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Tutje, kjo parti thekson se në krizën më të madhe ekonomike, me inflacion rekord, Qeveria ka treguar pandjeshmëri ndaj tyre.
“Zgjidhja është e qartë. Propozimi i LDK-së me koeficientin 125 krijon paga të dinjitetshme”, thuhet tutje në njoftimin e LDK-së të shoqëruar me një grafik krahasues.
/Shqip.com