LDK: Qeveria i ka lënë mbi 1 mijë familje pa paga

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media. Gjatë konferencës për media zyrtarë nga LDK-ja kanë hedhur akuza në drejtim të Qeverisë për sektorin e shëndetësisë.
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala gjatë konferencës për media ka thënë se Qeveria i ka lënë pa paga mbi 1 mijë familje.
“Qeveria ka ndërprerë kontratën e 1 mijë punëtorëve shëndetësorë duke i lënë pa paga ata dhe familjet e tyre. Mungesa e infermierëve është e qartë në çdo klinikë”, ka thënë Shala.
Po ashtu Shala është shprehur se mos hapja e konkurseve për specializim do ta shtojë mungesën e stafit shëndetësorë dhe ikjen e mjekëve drejt vendeve të Evropës.
Dukuria e ikjes së mjekëve është evidente dhe shumë katedra do të pushojnë së ekzistuari. Mungesa e specializimeve që dy vite do ta bëjë procesin e mungesës së punonjësve shëndetësore edhe më shumë ka thënë më tutje Shala./Shqip.com