Lajme

LDK-ja i bën thirrje Qeverisë që të adresoj problemet me krizën energjetike dhe të dialogoj me mësimdhënësit

Lumir Abdixhiku, Kryetari i LDK-së
Lumir Abdixhiku, Kryetari i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të adresojë problemet me krizën energjetike në Kosovë.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare LDK-ja, gjithashtu ka kërkuar që Qeveria të nis dialogun me mësimdhënësit.

“Lidhja Demokratike edhe njëherë bën thirrje që Qeveria të adresojë sa më parë problemet me krizën energjetike në vend; të nis dialogun me mësimdhënësit tanë në mënyrë që greva të ndërpritet dhe fëmijët të kthehen në proces të rregullt mësimor; si dhe të marrë masat e domosdoshme dhe të prezantuara tashmë për inflacionin dhe papërballueshmërinë qytetare”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Kryetari i LDK-së ka bërë edhe takime të ndara me kryetarët e degëve ku kanë diskutuar për gjendjen e që ka kapluar Kosovën.

“Sot, në mbledhje të ndara, atë të Kryesisë qendrore dhe kryetarëve të degëve është diskutuar për zhvillimet politike dhe gjendjen e rëndë që ka kapluar vendin tonë për shkak të rritjes enorme të çmimeve, për krizën energjetike si dhe gjendjen në sektorin e arsimit dhe atë publik”

Abdixhiku ju ka bërë thirrje të gjitha strukturave të LDK-së, nëpër çdo degë e në të gjithë vendin, për mobilizim të gjithmbarshëm në këtë drejtim./Shqip.com