LDK: Do të luftojmë për të drejtat e personave me Sindromë Down
Publikuar:
(21.03.2023 14:19:49)

Lidhja Demokratike e Kosovës kanë reaguar lidhur me Ditën Ndërkombëtare të personave me Sindromen Down.
Përmes një njoftimi për media, LDK-ja ka thënë se ata janë të përkushtuar që të luftojnë për të drejtat e personave me Sindromen Down.
“Çdo person, pavarësisht aftësive të tij ka talent dhe potencial të veçantë. LDK është e përkushtuar të luftojë për të drejtat e personave me Sindromën Down dhe të sigurojë që personat që jetojnë me aftësi të veçanta të kenë mundësi të barabarta me të gjithë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Tutje, LDK ka bërë thirrje që të riorganizohemi dhe të kujtojtohet slogani i fuqishëm “Me ta, jo për ta”.
/Shqip.com